15 Janar 2025

Thaçi: Çelësi i zhvillimit ekonomik është sektori privat

Prishtinë, 15 nëntor - Nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës u shënua sot 50 vjetori i themelimit të Odës ekonomike të Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 50 vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike të Kosovës.

Pasi ka uruar drejtorin Safet Gerxhaliu dhe punonjësit e këtij asociacioni ekonomik të Kosovës, duke u dëshiruar suksese në punën e ardhshme, Thaçi ka thënë se është kënaqësi e veçantë të jesh në mesin e këtyre njerëzve të suksesshëm, në mesin e njerëzve që kontribuan shumë për zhvillimin ekonomik, krijimit të vendeve të punës dhe krijimit të perspektivës për shtetin tonë
\"50 vite të Odës Ekonomike të Kosovës na tregojnë një histori të qëndrueshmërisë traditës , zhvillimit të ndërmarrjeve të kosovare  në periudha të rëndësishme historike që ishin bazë e krijimit të bazës materiale e shoqërore si dhe rritjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit.\", ka pohuar ai.

Kreu i Qeverisë Hashim Thaçi tha se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë aktivitete të ndryshme me qëllim të rritjes ekonomike por edhe të krijimit të vendve të reja të punës.
Thaçi tha se një pjesë të rëndësishme zë edhe ngritja e infrastrukturës rrugore, duke përmendur edhe ndërtmin e autostradës së re Prishtinë-Leskovc.

\"Është jashtëzakonisht me rëndësi për ne që në 50 vjetorin e themelimit të OEK-ut, të shënojmë në një përvjetor jashtëzakonisht të rëndësishëm edhe për Kosovën, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe pesë vjetorin e pavarësisë së Kosovës\", ka theksuar ai.


Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu tha se zhvillimi ekonomik i vendit është mjet garantues i stabilitetit politik të një vendi. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues nga politika, komuniteti i biznesit nga vendi, rajoni por edhe Evropa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)