18 Nëntor 2024

Thaçi: Bashkatdhetarët kanë për të udhëtuar më shpesh, më shpejtë, dhe më lirë

Prishtinë, 24 maj – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot në ambientet e terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka takuar përfaqësuesit e aviokompanive ndërkombëtare që operojnë në Republikën e Kosovës.

“Sot kosovarët udhëtojnë përmes transportit ajror më së shumti në rajon, për kokë banori. Me diasporën e madhe që ka Kosova, transporti ajror veç ka për t’u shtuar dhe falë masave lehtësuese të qeverisë sonë, bashkatdhetarët tanë kanë për të udhëtuar më shpesh, më shpejtë, dhe ajo që është më e rëndësishme, më lirë.

Sipas një në një të ardhme shumë  të afërt, qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Qytetarët tanë do ta kenë shumë më të lehtë për të udhëtuar për të takuar të afërmit e tyre në Evropë dhe në botë, prandaj pritet që Aeroporti i Prishtinës do të ketë rritje të ndjeshme të udhëtarëve” tha kryeministri Thaçi pas takimit me përfaqësuesit e aviokompanive ndërkombëtare Adria Airways, Lufthansa, Germanwings, Austrian Airlines, SAS , Swiss, Croatia Airlines, Air Bucharest, Edelweiss Air dhe Turkish Airlines

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)