Thaçi: 1 Majin e festova me punëtorë të devotshëm të shoqërisë dhe shtetit
Prishtinë, 1 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, Ditën e Një Majit për të festuar e ka zgjedhur në një mënyrë tjetër.
"1 Majin e festova me punëtorë të devotshëm të shoqërisë dhe shtetit. Ata sot morrën rrogën e parë me rritjen prej 25%. Takova për kafe dhe bisedë shumë miqësore zjarrfikësin Rafet Isa, kapitenin e policisë Vllaznim Surdulli, infermieren Kumrie Ramadani, shefen e motrave infermiere Mana Jahjaga, ushtaren Ylfete Spahiu dhe mësuesen Behixhe Pallaska të cilët më treguan sa shumë rëndësi ka pasur për ta dhe familjet e tyre kjo rritje. , ka shkruar ai në facebook.