Teuta Rugova deputetja më e pasur prej deputetëve të rinj
Prishtinë, 22 gusht - Listës së politikanëve milionerë në vend i janë shtuar edhe disa deputetë të rinj, që kanë fituar mandatin në zgjedhjet e fundit nacionale në vend, që u mbajtën në qershor të këtij viti.
Vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, në bazë të formularëve të Agjencisë Kundër Korrupsionit rezulton të jetë deputetja më e pasur prej deputetëve të rinj në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka deklaruar shtëpinë e familjës me sipërfaqe prej 700 metra katrorë në vlerë prej 1.5 milionë euro si dhe një banesë me sipërfaqe prej 68 metra katrorë në vlerë prej 68 mijë euro.