Tetë organizata përfitojnë grante për rritjen e pjesëmarrjes të grave në tregun e punës
Prishtinë, 5 mars - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon ceremoninë e ndarjes së granteve për tetë organizata lokale, e cila do të organizohet në kuadër të projektit “Rritja e qasjes së grave në punësim”.
Ky projekt është duke u implementuar falë përkrahjes nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë.
Partneriteti i përbashkët në mes të Demokracisë për Zhvillim dhe Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim synon të adresoj diskriminimin në tregun e punës që vazhdon të jetë prezent në Kosovë dhe Shqipëri.
Qëllimi kryesor i projektit është rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës përmes avokimit të synuar në luftën kundër diskriminimit gjinor, promovimit të punës së dinjitetshme dhe zbatimit të strategjive miqësore gjinore, që përmirësojnë praninë e grave në tregun e punës.