Tesla do të hap një giga fabrikë
Detroid, 28 korrik - Prodhuesi i njohur amerikan i makinave elektrike "Tesla Motors" njoftoi se do të hap një "gigafabrikë" miliarda dollarëshe në Nevada.
Kompania njoftoi se fabrika do të hapet më parë nga sa pritej.
Duke folur të martën në qytezën e Sparks, drejtori i përgjithshëm i Tesla-s Elon Musk tha \"master plani\" i kompanisë për zgjerimin e linjës së prodhimit për makinat elektrike, mund të kushtojë \"dhjetëra miliardë\" dollarë me kalimin e kohës\".
Fabrika e re do të ndërtohet në bashkëpunim me \"Japan\'s Panasonic Corp\" dhe do të jetë në gjendje të nxjerrë 1.5 milionë automjete elektrike në vit.
Musk theksoi gjithashtu se shqetësimi se fabrika do të jetë barrë financiare për shtetin e Nevadës është i paqenë.
Musk tha se ka besim se partnerët do të ulin kostot e baterive me 100 dollarë amerikanë për kilovatë në orë deri në vitin 2020, më poshtë se vlerësimet e bëra nga konkurrentët.
Javën e kaluar Musk zbuloi një plan ambicioz për zgjerimin e kompanisë në kamionë dhe autobusë elektrikë.