Termokos-i rikthen ngrohjen në Prishtinë
Ky njoftim është dhënë të hënën nëpërmjet një komunikate lëshuar nga Termokos-i, në të cilën është thënë se pavarësisht se më 1 prill ishte lajmëruar ndërprerja e furnizimit me ngrohje nëpërmjet kogjenerimit për arsye se Blloku 1 i Termocentralit Kosova B është ndalur për remontin e planifikuar, ngrohtorja do të riaktivizohet me mazut.
Si rrjedhojë e temperaturave të ulëta Termokos-i, është detyruar që gjatë ditës së sotme ti aktivizojë kaldajat vetjake me mazut për ngrohje.
Ngrohja nëpërmjet kaldajave me mazut do të vazhdojë varësisht nga temperaturat e jashtme atmosferike, është thënë në njoftimin e Termokos-it.