Tërhiqen tri njësi nga shitja e aseteve me likuidim nr. 48
Prishtinë, 2 korrik - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga tenderi i shitjes Njësinë nr. 12; Njësinë nr. 15 dhe Njësinë nr. 38.
Të gjitha këto prona ishin paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 48, e cila do të mbahet me datë 17 korrik 2019.
Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 48 përfshinë asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës dhe mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.
Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 17 korrik 2019 në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.