06 Nëntor 2024

Tensionet tregtare mund të minojnë rritjen ekonomike globale

Davos, 23 janar - Ekonomistët paralajmërojnë se paqartësitë politike dhe tensionet tregtare mund të minojnë rritjen ekonomike globale.

Grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë për rreziqet e pabarazisë ekonomike në rritje.

Rreth 3,000 udhëheqës politikë dhe ekonomikë janë mbledhur në qytetin turistik zviceran të Davosit për të diskutuar mbi prirjet globale të biznesit dhe të ekonomisë në një forum ekonomik vjetor.

Vendndodhja e Forumit Ekonomik Botëror është një vendpushim elitar në Alpet Zvicerane. Për udhëheqësit e mbledhur në Davos, grupi Oxfam kundër varfërisë ka sjellë një mesazh:

"Njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm në botë, udhëheqës politikë të botës: merrni masa për të reduktuar pabarazinë ekstreme për shkak se ajo është jashtë kontrollit! Njerëzit në Davos, udhëheqësit e kompanive të mëdha dhe liderët politikë, janë pjesë e problemit, ata janë problemi dhe ne duam që ata të jenë zgjidhja për t'i dhënë fund pabarazisë ekstreme, sepse është jashtë kontrollit, po zgjerohet, po dëmton ekonomitë tona, po ngadalëson ekonomitë tona, po dëmton demokracinë, po i bllokon njerëzit në varfëri”, thotë Winnie Byanyima i organizatës Oxfam International.

Klaus Schwab, themelues i Forumit të Ekonomisë Botërore, e pranon se ekonomia globale ka lënë pas dore një kategori njerëzish.

"Në epokën e mediave sociale, thjesht nuk mund të tolerojmë më që shumë njerëz të mbeten prapa. Prandaj, duhet të krijojmë një globalizëm shumë më përfshirës".

Drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde tha të hënën se ekonomia globale po rritet, por me një ritëm më të ngadaltë nga ç'pritej.

"Ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të zgjidhur problemet e përbashkëta me të cilat ndeshemi. Që nga ndreqja e sistemit global të tregtisë – që është kërkuar nga G-20 dhe duhet të realizohet – e deri tek lufta kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal, apo kërcënimi ekzistencial që vjen nga ndryshimet klimatike".

Drejtuesja e FMN-së tha se nuk ka shqetësime për recesion por se prirjet duhet të mbikëqyren nga afër dhe dobësitë të korrigjohen shpejt.

Ndërsa udhëheqësit shprehën optimizëm në përgjithësi, një sondazh i realizuar me qindra drejtues biznesi tregon të kundërtën.

"Ndarja e klasave nuk ka qenë kurrë më e gjerë mes elitave, të cilët mendojnë se bota po shkon mirë dhe masave, të cilat janë të shqetësuara", thotë Richard Edelman.

Sondazhi tregoi gjithashtu se pesimizmi në qarqet e biznesit është shkaktuar nga paqartësitë globale.

"Një ditë, mendojmë se Brexiti do të ndodhë, një ditë tjetër jo. Pra nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Një ditë flasim për konfliktet me Kinën dhe për barrierat tregëtare, dhe pastaj të nesërmen dëgjojmë - kemi pasur një takim të mrekullueshëm", thotë Bob Moritz i firmës PWC Global.

Sondazhi tregon gjithashtu një mungesë në rritje të besimit tek udhëheqësit politikë në mbarë botën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)