06 Nëntor 2024

Tensionet gjeopolitike kërcënojnë ekonominë globale

Prishtinë, 23 prill - Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde bëri thirrje të shtunën që mosmarrëveshjet tregtare të zgjidhen nëpërmjet organizatave shumëpalëshe mbi bazën e dialogut dhe të rregullave.

Në një konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar, komitetit politikëbërës të FMN-së, Lagarde tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina duhet të punojnë mbi bazën e tregtisë së lirë dhe në kuadër të rregullave të institucioneve shumëpalëshe.

Lagarde shtoi se shqetësimi i saj kryesor është pengimi i rritjes së ekonomisë botërore për shkak të shkallëzimit të mosmarrëveshjeve tregtare.

Komiteti Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar paralajmëroi rritjen e dobësive financiare, rrezikimin e tregtisë nga tensionet gjeopolitike dhe nivelet historikisht të larta të borxhit.

Këta faktorë sipas komitetit, kërcënojnë perspektivën globale të rritjes ekonomike

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)