19 Nëntor 2024

Temer: Ekonomia kineze vijon të jetë dinamike

Pekin, 8 nëntor - Zëvëndespresidenti i Brazilit Michel Temer, që ndodhet për një vizitë në Kinë, u shpreh të enjten në Pekin se ekonomia kineze është një nga forcat më të rëndësishme të ekonomisë botërore.

Sipas tij, megjithëse gjendja e ekonomisë globale nuk është e qëndrueshme, ekonomia kineze vijon të jetë dinamike.

Temer tha se Kina ka fituar përvojë të madhe gjatë zhvillimit ekonomik dhe Plenumi i 3-të i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës që do të zhvillohet së shpejti, do të jetë një përmbledhje e kësaj përvoje.

Ai vuri në dukje se vitet e fundit Kina është një nga investitorët më të rëndësishëm në Brazil.

Zv.presidenti brazilian theksoi gjithashtu se të dy palët kanë arritur përparime në zgjidhjen e disa problemeve të vogla të dala në marrëdhëniet tregtare mes tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)