TEB Banka, akuzon klientët për borxhe fiktive
Prishtinë, 13 prill - Banka TEB, në Kosovë, në bazë të dëshmive që i posedon gazeta Epoka e re, akuzon NN (emër i njohur për redaksinë), për borxh prej 597.08 eurosh.
Po ju shkruajmë (sipas autorizimit të dhënë në emër të bankës TEB SH.A, me seli në Prishtinë, në lidhje me borxhin që keni ndaj Bankës TEB, në vlerë prej 597.08, sipas Marrëveshjes për kredi/ kredit kartelë me bankën TEB SH.A, me seli në Prishtinë. Për këtë arsye, ju njoftojmë se nëse nuk e përmbushni borxhin në tërësi brenda tri ditësh nga data e pranimit të këtij njoftimi, ne do ti ndërmarrim të gjitha masat ligjore duke dërguar rastin menjëherë pranë përmbaruesit privat në qytetin tuaj për bllokimin e të gjitha llogarive pranë të gjitha bankave me sekuestrimin e kartelave (veturave, paisjeve etj), të lëna peng deri në pagesën e borxhit, thuhet ndër të tjera në njoftimin e TEB Bankës.
NN asnjëherë nuk ka qene klientë e kësaj Banke, mirëpo TEB Banka, përkatësisht kompania NPL Recovery, me autorizim të kësaj banke, ka dërguar njoftim dhe kërcenim ndaj klinetes NN, në punën e saj.
Unë lerë që nuk posedoj asnjë borxh, por asnjëherë në jetën time nuk kam qenë klientë e kësaj banke. TEB Banka, pos shqetësimeve që më ka shkaktuar dhe kohës së humbur duke tentuar të sqarohem me ta. Kjo bankë ka shkelur edhe në privatësinë time, pasi kanë dërguar zarf në institucionin shtetëror ku punoj unë, dhe ai zarf me borxh prej 597.08 eurosh që nuk është i imi, është para edhe nga 3 ose 4 koleg të zyrës sime, të cilët e kanë shikuar e më pas me kanë treguar mua. Unë jam duke aplikuar për vizë dhe nuk i bërë gati dokumentet, në rast se mua më del ndonjë telash, për fajin e tyre unë do ta padisë këtë bankë dhe do të kërkoj dëmshpërblim për të gjitha shqetësimet, deklaroi N.N.
Mirëpo, qytetarja NN nuk është e vetmja viktime e kësaj banke, shqetësime të tilla ka edhe një tjetër qyterae të cilës i dërgohen zarfe nga kjo bankë po ashtu me borxhe fiktive në shtëpinë e saj. Edhe qytetarja tjeter ka kërkuar sqarime pranë filiales së TEB bankes, por nga konsultetet e bankës ka marrë përgjigje se ka ndodh gabim teknik. Asaj iu është dërguar verejtja nëpërmes postës në shtëpinë e saj dhe i ka shtresuar gjithë familjen e saj, pa qenë asnjëherë kliente e TEB bankës. Ky fenomen është shumë shqetësues nga kjo bankë e cila le që tani kërkon edhe borxhe fiktive nga klientët e tyre, por ata pa të pyetur fare ta përgatitin edhe Starcard kartelën e më pas kërkojnë para për mirëmbajtjen e saj.
/epokaere.com)