Të zgjerohet dhe thellohet bashkëpunimi mes dy ekonomive
Pejë, 22 mars - Ministri i Financave, Besim Beqaj në takimin me përfaqësuesit e biznesit në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeministri i Shqiperisë Edi Rama, ka deklaruar se takimi i sotëm është takim jashtëzakonisht i rëndësishëm, takim i bizneseve te dy vendeve në nivelin ndërkombetar dhe një ekonomie unike.
Me këtë rast ministri Beqaj ka theksuar se detyr e qeverive të dy vendeve është harmonizimi i politikave dhe infrastrukturës ligjore dhe eliminimi i pengesave për bashkëpunim më të suksesshëm dhe të gjithanshëm ekonomik, ndërsa pjesa tjetër e punës iu takon bizneseve .
Me këtë rast ministri Beqaj ka thënë se javën e ardhshme pritet nënshkrimi i marrëveshjes për eliminimin e tatimimit të dyfisht dhe tatimit për libër dhe veprimtarinë botuese.
Ministria e Financave dhe agjencitë të cilat i përgjigjen asaj, sic është Dogana dhe Admnistrata Tatimore e Kosovës janë duke thelluar dhe zgjeruar bashkepunimin me institucionet përgjegjëse të Shqiperisë, tha ministri Beqaj duke theksuar se qëllimi i këtij bashkëpunimi është eliminimi i pengesave dhe krijimi i kushteve sa më të mira për të bërë biznes.
Me këtë rast ministri Beqaj theksoi se luftimi i ekonomisë joformale është prioriteti i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave dhe u angazhua për bashkëpunim në nivel regjional për të eliminuar këtë dukuri e cila dëmton si shtetin e qytetarin ashtu edhe bizneset të cilat veprojnë duke respektuar ligjet.
Ai paralajmeroi se në muajin maj në Prishtinë do të mbahet takimi i ministrave të regjionit në të cilin lufta kundër ekonmisë joformale do të jetë njëra ndër temat kyçe.
Ministri Beqaj me ktëtë rast falenderoj bizneset kosovare për kontributin që kanë dhënë për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës dhe mirëqenies sociale në Kosovë.
Ai u angazhua që të krijohet besimi i ndersjell ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve dhe që bashkepunimi në mes tyre të thellohet dhe zgjerohet.