16 Nëntor 2024

Të zbardhen fondet qindra milionëshe

Prishtinë, 2 qershor - Nëse i marrim njerëzit që janë marrë me ato fonde, nëse shikojmë pozitën e tyre ekonomike që kanë pasur para se të merren me këto fonde dhe pozitën ekonomike kur janë marrë me këto fonde, si dhe pozitën ekonomike që kanë aktualisht, nuk ka dilemë se keqpërdorimet janë të thella.

Këta njerëz te fondi \"Vendlindja thërret\" janë Hashim Thaçi, Azem Syla e të tjerë, ndërsa te Fondi i 3-përqindëshit janë Bujar Bukoshi, Isa Mustafa, ish-ministra të Qeverisë Bukoshi, etj.\", është shprehur profesor Muhamet Kelmendi

Fondi i 3-përqindëshit dhe \"Vendlindja thërret\" ishin mbështetur nga diaspora me qëllim që të ndihmojnë Kosovën në rrethanat e luftës.

Por, sot e kësaj dite nuk dihet se sa mjete financiare janë dhënë gjithsej, sa janë shpenzuar për luftën dhe sa kanë mbetur e ku kanë shkuar.

As organet hetuese, edhe pse janë marrë prej disa vitesh me këtë çështje, nuk kanë mundur të dalin me ndonjë epilog, me pretendimin se nuk kanë prova, ashtu siç ndodh rëndom kur në hetime janë zyrtarë të lartë.

Një nga themeluesit e fondit \"Vendlindja thërret\", Muhamet Kelmendi risjell në vëmendje çështjen e fondeve në fjalë.

\"Përgjegjësit e këtyre dy fondeve nuk e kanë parë të arsyeshme të japin llogaritjet përfundimtare, pas përfundimit të luftës e deri më sot. Mund të them me përgjegjësi të plotë se fondi i 3- përqindëshit është krijuar në vitin 1992 nga ana qeverisë që ka dalë nga LDK-ja, e udhëhequr nga Bujar Bukoshi, ndërsa ministri i Financave në atë kohë e deri në përfundimin e luftës ka qenë Isa Mustafa, i cili natyrisht është përgjegjësi kryesor për të dhënë llogari dhe për të folur për mënyrat se ku kanë shkuar ato mjete, çfarë është bërë me to dhe se ku gjenden.\"

/\'Kosova Sot\'/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)