Të zbardhen abuzimet financiare me "Fondin 3%" dhe "Vendlindja thërret"
"Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet me fjalë. LDK-ja duhet të japë shembujt konkretë, duke vepruar në të mirë të qytetarit dhe në krijimin e një ndjenje besueshmërie në raportin shtet dhe qytetar. Nuk mund të flitet më nga dy këndet."
"Në njërën anë të thuhet se luftojmë korrupsionin e në anën tjetër të heshtet në çështjet e abuzimit të fondeve siç janë: Fondi i Republikës së Kosovës, si dhe Fondi 'Vendlindja thërret'. Pa zbardhjen e këtyre fondeve, nuk e kuptoj se çfarë quhet luftë kundër korrupsionit. LDK-ja duhet të jetë prapë një shembull historik: Të zbardhë të djeshmen duke i hapur rrugë zhvillimit, prosperitetit dhe luftimit të dukurive negative", ka thënë veprimtari Nezir Fejza
Fati i fondit "Vendlindja thërret" dhe atij të 3-përqindëshit ende nuk ka një epilog as nga organet hetuese dhe as nga organi legjislativ.
Aktivistët që kanë kontribuar për këto fonde në vijimësi kanë dhënë dëshmi për mënyrën se si ka ndodhur abuzimi i parave, që ato i kanë dhënë për një tjetër qëllim, ndërsa politikanë të ndryshëm dhe njohës të çështjeve ekonomike mendojnë se fillesat e korrupsionit e krimit të organizuar në Kosovë i kanë rrënjët tek keqpërdorimi dhe abuzimi i këtyre fondeve.
Përfaqësuesi i aktivistëve në Gjermani, Nezir Fejza, ka rrëfyer për hapat që kanë ndërmarrë deri më tani, në mënyrë që ata që kanë abuzuar me paratë e tyre të përfundojnë para drejtësisë.
"Kohë më parë një grup i aktivistëve të ishfondit të Republikës së Kosovës në Gjermani, i njohur si fondi i 3% kanë ngritë kallëzim penal ndaj udhëheqësve të atij fondi. Ky fond nga viti 1992 e deri pak kohë më parë është menaxhuar nga Qeveria e Kosovës në ekzil e kryesuar nga kryeministri i atëhershëm Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa (ish-ministër i Financave). Aktivistët më kanë autorizuar që të komunikoj me institucionet ku e kemi ngritur aktpadinë.
/Kosova Sot/