19 Nëntor 2024

Të thellohen marëdhëniet ekonomike me Egjiptin

Prishtinë, 28 Nëntor Delegacioni nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe  komuniteti i biznesit nga shteti i Egjiptit, kanë biseduar sot lidhur me thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Sekretari i Përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës, Z. Berat Rukiqi, duke i përshëndetur mysafirët, theksoi se qëllimi i këtij takimi është qe përmes dialogut dhe përmes përvojës te gjendet një mundësi se si mund të forcojmë edhe me tutje bashkëpunimin.

Poashtu, Rukiqi ceku se pas njohjes së Kosovës nga shteti i Egjiptit, mundësitë e bashkëpunimit janë më të mëdha.


Udhëheqësi i delegacionit z. Khaled M. Khalil, falënderoi OEK-un për pritjen e delegacionit dhe organizimin e këtij takimi.
 

“Siç thamë edhe me pare ne jemi sot këtu me një pune konkrete me një iniciative qe vërtet ne njëfarë mënyre do te duhej jo vetëm si ide por ta zhvillojmë maksimalisht dhe te jemi te qëndrueshëm ne këtë iniciative për avancimin e bashkëpunimit tone duke i’u referuar të gjithë sektorëve të biznesit.”

 
Përveq pritjes së delegacionit, u mbajtën edhe takime B2B me biznese kosovare dhe ato të Egjiptit të sektorëve të ndryshëm duke shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit për eksport-import.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)