Të premten afati i fundit për largimin e varrezave të makinave
Prishtinë, 26 nëntor - Ministri Gashi dhe Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u bëjnë thirrje të gjitha komunave të Republikës së Kosovës dhe operatorëve ekonomik të industrisë së automjeteve mbeturinë dhe komponenteve të tyre që tu përmbahen afateve të parashikuara me Udhëzimin Adiministrativ.
Sipas Udhëzimit për automjetet mbeturinë dhe komponetet e tyre, opeartorët ekonomik kanë afat deri të premten, më 30 Nëntor, përkatësisht tre muaj pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi.
Qëllimi i këtij udhëzimi është të parandalohet dhe zvogëlohet ndotja e mjedisit nga automjetet mbeturinë dhe komponentet e tyre. Ky udhëzim gjithashtu ka për qëllim arritjen e nivelit të lartë të ripërdorimit, riciklimit dhe formave tjera të përpunimit të automjeteve mbeturinë, krijimin e sistemit të grumbullimit, transportit dhe trajtimit, si dhe caktimin e kushteve të përshtatshme për magazinimin e tyre.
Sa i përket lokacionit të qendrave të grumbullimit të automjeteve mbeturinë, ky udhëzim parasheh që këto të vendosen në lokacionet në distancë me rrugët në pajtim me Ligjin nr. 03/L-120 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit pëe Rrugë Nr. 2003/11.
Operatorët e qendrave grumbulluese dhe çmontuese për marrjen e licencës, duhe të aplikojnë në Ministrinë e Mjedisit për lejen ose pëlqimin për lokacionin nga komuna për zhvillimin e këtij aktiviteti si dhe të marrin pëlqimin e Veprimit të Ndikimit në Mjedis në MMPH. Ndërkaq, komunat janë përgjegjësë të lejojnë lokacionet për qendra dhe të definojnë numrin e tyre në territorin e tyre.