Të pasurit e shumëfishuan pasurinë e tyre
New York, 3 janar - 100 personat më të pasur në botë në bazë të rezultateve të vitit 2012 e rritën pasurinë e tyre totale me 241 miliardë dollarë - deri në 1.9 trilionë dollarë. Për këtë dëshmon Bloomberg Billionere Index.
Në një shkallë të lartë rritja u mundësua për llogari të miliarderëve që i kanë investuar paratë e tyre në aktivet e telekomunikacionit dhe në shitjen me pakicë (retail).
Në përgjithësi miliarderët i ndihmoi rritja e përgjithshme në tregjet botërore të aksioneve. Indeksi global MSCI World u rrit me 13.2%, ndërsa indeksi kryesor i tregut të gjerë amerikan i Standard & Poors 500 - me 13.4%.