Të papunët në Gjermani të prekur nga varfëria
Berlin, 10 janar - Të papunët në Gjermani janë dukshëm më të rrezikuar nga varfëria sesa në vendet e tjera të Bashkimit Evropian (BE).
Këtë e bën të ditur gazeta \"Berliner Zeitung\" e cila i referohet të dhënave të institucionit statistikor Eurostat nga viti 2010.
Sipas këtyre informacioneve 70 për qind e të papunëve ishin të rrezikuar për të qenë të varfër, ndërsa mesatarja në vendet e BE-së ishte vetëm 45 për qind që kishin të njëjtin fat.
Një arsye është që ata që kërkojnë punë në Gjermani përfitojnë të ardhura nga papunësia për një kohë relativisht të shkurtër, tha eksperti për çështjet sociale Eric Seils për gazetën.
Në vendet si Franca, Danimarka apo Holanda kjo periudhë është më e gjatë.