Të paktën 23 për qind e të papunëve kërkojnë punë që prej tre vjetësh
Madrid, 25 maj - Afërsisht një i papunë në katër në Spanjë kërkon punë të paktën që prej tre vjetësh, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Statistikave (INE), duke ulur disi edhe optimizmin e qeverisë përball rimëkëmbjes ekonomike.
Në vitin 2013, kishte 1 275 700 të papunë që kishin humbur vendin e punës që prej tre vitesh, pra 234 200 më shumë se në vitin 2012, ose 23,1 për qind e totalit që është 5,521 milionë kërkues pune mesatarisht në vit, theksoi INE-ja
Këta punë kërkues nuk përfitojnë gjithashtu as nga ndihma e papunësisë, kjo e fundit zgjat vetëm dy vjet në Spanjë, ndonëse qeveria propozon një ndihmë ekstra prej 400 eurosh për gjashtë muaj në prefundim të përfitimeve të papunësisë.
Statistikat e INE-së tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2014, 50 për qind e të papunëve të regjistruar janë pa punë që prej më shumë se një vit.
Instituti tregoi gjithashtu një shifër tjetër të zezë, ku paraqitet se në vend, rreth 500 mijë të papunë nuk kërkojnë më punë, pra kanë humbur besimin tek institucionet në vend.