18 Nëntor 2024

Të pakënaqur me rritje të pensioneve

Prishtinë, 11 mars - Partia e Pensionistëve të Kosovës (PPK), ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, për  rritjen e pagave dhe pensioneve.

Nëpërmjet një komunikate për media, PPK-ja, ka vlerësuar se nëse lexohet me vëmendje vendimi i Qeverisë së Kosovës, për rritje të pagave dhe pensioneve, shihet qartë se për pensionistët kontributpagues rritja nuk do të jetë 25%, por vetëm 13.4%.

“Rritja për ketë kategori të pensionistëve do të jetë vetëm 15 euro, sepse lartësia e pensionit bazë tani është 60 euro, kështu që 25% në pensionin bazë del se në shumën absolute  rritja do të jetë vetëm  15 euro, e jo në shumën totale prej 112 eurosh sa është tani, sepse po të llogaritej rritja në lartësinë e pensionit total prej 112 euro, atëherë rritja do të ishte 28 euro, që nënkupton se pensionistët kontributpagues pas kësaj rritje do t’i marrin 127 euro, e jo 140 euro”, është thën` në reagimin e PPK-së.


Pensionistët kontributpagues të Partisë së Pensionistëve të Kosovës e konsiderojnë si poshtëruese, ofenduese, deskridituese, diskriminuese, të padrejtë, rritjen e pensioneve dhe të papranueshëm për 36.015 pensionistë kontributpagues.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)