24 Dhjetor 2024

Të ndërmirren hapa konkret në përmirësimin e imazhit të Kosovës

Prishtinë, 1 korrik - Anëtarët e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe investitorë të tjerë të huaj presin që të ketë rritje ekonomike këtë vit, si për ekonominë në tërësi, ashtu edhe për biznesin e tyre.

Në të njëjtën kohë, mbeten shumë punë për të bërë për ta rritur cilësinë e faktorëve që përcaktojnë mjedisin e të bërit biznes në Kosovë dhe për ta përmirësuar imazhin e jashtëm të Kosovës.

Ky është rezultati i sondazhit aktual që u publikua nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), më 1 korrik.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) shtatë vite radhazi merr pjesë në anketën e Odave Ekonomike Gjermane të vendeve të Evropës së Mesme dhe Lindore për klimën e të bërit biznes dhe të investimeve.

Anketa vjetore zhvillohet njëkohësisht në mënyrë të koordinuar nga Dhomat Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK) në 16 shtete.

Raporti i anketës për Kosovën përmban vlerësime për ekonominë e Kosovës nga këndvështrimi i kompanive anëtare, që janë kryesisht kompani gjermane apo kompani vendore që kanë marrëdhënie tregtare me Gjermaninë si dhe investitorëve të tjerë të huaj mbi situatën ekonomike dhe klimën e investimeve në Kosovë.

Në këtë mënyrë, OEGJK vlerëson situatën dhe pritjet e kompanive aktive në biznes dypalësh me Gjermaninë.

Raporti i anketimit është një instrument shumë i mirë për të vlerësuar situatën ekonomike në Kosovë, për të kuptuar kërkesat e kompanive por edhe pritjet që kanë për të bërit biznes me Gjermaninë në të ardhmen, dhe të njejtat t’i marrim parasysh për rekomandimet tona karshi qeverisë.

Këtë vit sondazhi u zhvillua në muajin mars dhe prill. Siç pritej, kompanitë e anketuara janë të shqetësuara për efektet e pandemisë Covid.

OEGJK nga rezultatet e sondazhit mëson se ku mund të mbështes ekonominë e Kosovës më tutje, dhe kompanitë anëtare në veçanti. Rezultatet gjithashtu do të jenë në shërbim të qeverisë së Kosovës për të hartuar politika më të mira ekonomike dhe për të ofruar korniza më të mira për lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)