19 Nëntor 2024

Të mërkurën hapet Panairi Financiar

Prishtinë, 23 shtator - Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) organizon Panairin Financiar 2013 e cila është një prej ngjarjeve më të  rëndësishme ekonomike ku sjell bashkë secktorin financiar, institucione nderkombetare financiare, bizneset vendore dhe ndërkombëtare, asociacione dhe grupe biznesi, si dhe personalitete nga skena ekonomike dhe shoqëria civile për të diskutuar mbi sektorin financiar në Kosovë.

Përvec ekspozimit të kompanive pjesëmarrëse në Panairin Financiar 2013, ky eviniment do të përfshijë edhe dy konferenca, dhe një forum. Konferencat që do të mbahen këtë vit janë: “Politikat e nevojshme për të reduktuar riskun në sektorin financiar”, “Horizont i ri - zgjedhja e një modeli për financimin e banimit në Kosovë”.

Ndërsa forumi në ditën e dytë të panairit është në lidhje me industrinë e sigurimeve me titull: “Sfidat aktuale dhe mundësitë e ardhshme në industrinë e sigurimeve”.

Tashmë 13 vite sektori bankar kontribuon fuqishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës por njëkohësisht përballet me sfida të ndryshme të cilat jo rrallë herë i pamundësojnë zhvillim edhe më të hovshëm të këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.

Këto sfida, përveç tjerash, ndërlidhen edhe me funksionimin e sistemit të drejtësisë, paqartësitë pronësore dhe aspekte tjera ligjore, administrative dhe rregullative.

Risi e këtij Panairi Financiar do të jetë punëtoria me studentë e cila do të organizohet për herë të parë këtë vit.

Studentët e Univerziteteve publike dhe private në Kosovë do të kenë mundësi të mësojnë për temat më të rëndësishme të sektorit bankar.

Pas punëtorisë do të organizohet një test i shkurtër ku disa nga kandidatët që arrijnë sukses në test do të kenë mundësi të fillojnë punë praktike në njërën nga bankat komerciale në Kosovë.

 Ndërsa për të gjitha regjistrimet në Certifikimin EFCB gjatë 2 ditëve të panairit, Shoqata e Bankave të Kosovës ju ofron 20 përqind zbritje të gjithë studentëve dhe individëve si dhe mundësi pagese deri në 3 këste.

Panairi Financiar do të mbahet me datë 25 dhe 26 shtator në ambientet e Swiss Diamond duke filluar nga ora 10:00 deri më 18:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)