15 Nëntor 2024

Të interesuarit informohen për të aplikuar në Skemën e Granteve

Kaçanik, 27 janar - Komuna e Kaçanikut dhe Asociacioni Zhvillimor Regjional Lindje (AZhRL) gjatë një sesioni informues i kanë njoftuar të interesuarit me skemën e granteve për zhvillimin e sektorit privat, të financuar nga Bashkimi Evropian, që ka për qëllim themelimin e bizneseve e reja dhe zgjerimin e atyre ekzistuese.

Valbona Tahiri, udhëheqëse në AZhRL i ka informuar të pranishmit, ndërsa tha se qëllim i Skemës së Grantve është nxitja e zhvillimit të bizneseve dhe gjenerimi i punësimit.
Ndërkaq, kryetari i Komunës, z. Besim Ilazi e ka vlerësuar projektin, ndërsa shtoi se ky projekt do të ndikoj në zhvillimin e mëtejmë të mikro bizneseve dhe është një prej alternativave për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik lokale.

Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal përmes skemës së re të granteve për zhvillimin e sektorit privat, të financuar nga Bashkimi Evropian, do të ndihmojë në themelimin e bizneseve e reja dhe zgjerimin e atyre ekzistuese.

Projekti ka për qëllim nxitjen e zhvillimit dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës, me fokus të veçantë te të rinjtë. Po ashtu, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mbështetjes së bizneseve të udhëhequra nga gratë.

Për bizneset e reja, ARDA ofron grante prej 2 mijë deri në 5 mijë euro, për bizneset ekzistuese me më pak se 2 vjet veprimtari nga 5 mijë deri 10 mijë dhe për bizneset me më shumë se 2 vjet veprimtari nga 10 mijë deri në 20 mijë. Për të gjitha llojet e granteve kërkohet pjesëmarrje e aplikantëve në vlerën 10 % deri në 40 %.
Afati i fundit për aplikim është 15 Mars 2016 ora 16:00

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)