16 Nëntor 2024

Të hyrat e sektorit bankar, arritën në 119.7 milionë euro

Prishtinë, 6 shtator - Të hyrat e sektorit bankar deri në qershor 2015 arritën vlerën 119.7 milionë euro dhe shënuan rënie vjetore prej 1.5 përqind.

Kategoria e të hyrave nga interesi vazhdon të dominoj strukturën e të hyrave me 78.8 përqind, përderisa të hyrat nga jo-interesi përbëjnë 20.6 përqind të strukturës, dhe pjesa e mbetur përfaqësohet nga të hyrat nga rivlerësimi.

Deri në qershor 2015, të hyrat nga interesi shënuan rënie vjetore prej 2.9 përqind. Kjo rënie i atribuohet zvogëlimit të të hyrave nga interesi në kredi kryesisht si rrjedhojë e rënies së normave të interesit.

\"Të hyrat nga jo-interesi deri në qershor 2015 shënuan rritje vjetore prej 1.8 përqind si rezultat i rritjes së të ardhurave tjera operative. Kurse, të hyrat nga tarifat dhe komisionet në kuadër të hyrave nga jo-interesi qëndruan në nivel të ngjashëm me vitin e kaluar\"është thënë në raportin e Vlerësimit Tremujor të Ekonomisë të BQK-së.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)