23 Dhjetor 2024

Të hyrat e Qeverisë në TM2 arrijnë në 660 milion, ndërsa shpenzimet 505 milion euro

Prishtinë, 3 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore (TM2 2021).

Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2021 ishin 660.0 milion Euro, ndërsa të hyrat në TM2 2020 ishin 587.2 milion Euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 59.9% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2021 ishin 505.9 milion Euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2020 ishin 534.9 milion Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve 32.1%; kontributet sociale dhe përfitimet 27.3%; konsumi i ndërmjetëm 15.4%; formimi i kapitalit bruto 11.0%; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)