Të hyrat e Buxhetit 278 milion ndërsa shpenzimet 295 milion euro

Në vazhdim të mbledhjes, Qeveri e Kosovës ka shqyrtuar dhe aprovuar Raportin Tremujorë të parë të Buxhetit, 1 janar 2013 31 mars 2013.
Në këtë periudhë, të hyrat e Buxhetit kanë qenë 278 870 000 euro ndërsa shpenzimet 295 400 000 euro.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të viti të kaluar, të hyrat kanë shënuar një rënie prej 5%, ndërsa shpenzimet kanë shënuar një rritje prej 2%.
Pranimet nga Dogana sipas raporit për tremujorin e vitit 2013 janë në shumë prej 147,177,348 euro, ndësa kthimet nga Dogana janë në shumë prej 800,637 euro.
Ndërsa pranimet nga ATK-ja për tremujorin e parë të vitit 2013 janë në shumën prej 72,911,127 euro, ndërsa kthimet tatimore janë në shumë prej 6,054,166 euro.
Pranimet jo tatimore grumbullohen nga organizatat buxhetore të nivelit qendror, këto pranime gjatë tremujorit të vitit 2013 janë në shumë 10,705,227 euro.
Shuma totale e të hyrave vetanake të nivelit qendror gjatë periudhes Janar 31 Mars 2013 janë 12,482,230 euro.
Ndërkaq sa i përket shpenzimeve raporti thekson se paga dhe rroga të paguara gjatë tremujorit të vitit 2013 janë në shumë prej 69,552,397 euro ku pagat e muajit Mars janë paguar në
muajin Prill.
Po ashtu mallrat dhe shërbimet e paguara gjatë tremujorit janë në shumë prej 37,822,602 euro
Shpenzimet komunale të paguara gjatë tremujorit të vitit 2013 janë në shumë prej 6,211,238 euro.
Pagesat për Investime kapitale gjatë tremujorit të këtij viti janë në shumë prej 87,914,302 euro.
Pagesat për kategorinë ekonomike subvencione dhe transfere gjatë tremujorit të vitit 2013 janë në shumë prej 79,995,467 euro.