Të hyrat buxhetore për tre muaj 314 milion
Prishtinë, 25 prill - Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj, të mbajtur të premten, ka miratuar Raportin Tremujor të Buxhetit, 1 janar-31 mars 2014.
Raporti evidenton se të hyrat buxhetore të kësaj periudhe, në total kapin shifrën prej 314 milion e 180 mijë euro, ndërsa pagesat në total janë 273 milion e 10 mijë euro.
Po ashtu është miratuar edhe Raporti Vjetor për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin për vitin 2013. Raporti evidenton të arriturat kryesore gjatë vitit, si: ndryshimet legjislative, strukturat e reja organizative, trajnimi i zyrtarëve, etj.
Raporti evidenton edhe sfidat në fushën Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit si: moskuptimi i konceptit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit, menaxhimi i rrezikut, mungesa e procedurave të brendshme, zbatimi jo i kënaqshëm i rekomandimeve të auditimit.