Të hyrat buxhetore 964 milionë euro
Prishtinë, 2 dhjetor - Të hyrat buxhetore neto deri në shtator 2014 shënuan nivel të ngjashëm me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, duke arritur vlerën prej 964 milionë euro.
Ky nivel i ngjashëm i të hyrave është arritur përkundër faktit se deri në shtator 2014 nuk janë arkëtuar të hyra në formë të dividendës nga ndërmarrjet publike, ndërkohë që në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin realizuar 30.0 milionë euro të hyra nga dividenda. Nëse përjashtohen të hyrat nga dividenda e realizuar në vitin 2013, atëherë të hyrat buxhetore deri në shtator 2014 shënuan rritje prej 3.5 për qind, thuhet në raportin e BQK-së, për vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.