Të hënën Kuvendi i Kosovës, voton buxhetin
Në këtë seancë do të shqyrtohen edhe një sërë projektligjesh të tjera, propozim-vendime e kërkesa.
Më 17 dhjetor, në orën 11:00, ndërkaq, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, do të mbajë fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit.
Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Në mbledhjen e sotme, Kryesia miratoi raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2015 dhe shqyrtoi çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.