Të hënën ditë pushimi për nder të 28 Nëntorit
Prishtinë, 26 nëntor - Ministria e Administrates Pulbike (MAP) ka bërë të ditur së të gjithë shërbyesit civil se, me vendim të Kryeministrit te Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi , për nder të 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit, dita e hënë, 29 nëntor 2010, është ditë pushimi.
28 Nëntori-Dita e Flamurit, është një nga ditët më të rëndësishme t e historisë sonë kombëtare.
Me 28 Nëntor festohet Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë, ditëlindja e Adem Jasharit dhe poashtu më 28 Nëntor 1997 u bë publike dalja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.