Të gjithë qytetarët e huaj rezident janë të obliguar të regjistrohen
Prishtinë, 14 prill - Zyra e Statistikës së Kosovës përmes një njoftimi për media dëshiron ti rikujtojë të gjithë qytetarët e huaj, të cilët janë rezident në Kosovë për biznes apo arsye të tjera, dhe qiradhenesve te tyre, që te huajt janë të obliguar të regjistrohen.
\"Rezident \" do të thotë se ju keni qenë në Kosovë për 12 muaj, ose keni ardhur në Kosovë gjatë 12 muajve të fundit, me qëllim që të qendroni për të pakten 12 muajt e ardhshem.
Kjo nuk ka të bëjë me diplomatët e huaj ose personelin ushtarak, të cilët nuk duhet të numërohen.
Qiradhënësve u rikujtohet se ata duhet tu mundesojne qasje regjistruesve te qiramarresit, ose te kontaktojne komisionet komunale te regjistrimit, ne menyre qe regjistruesit te mund te vizitojne ekonomite familjare relevante.