Të gjithë në mbrojtje të mjedisit
Kaçanik, 12 prill - Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi, priti në një takim pune, përfaqësuesit e Qendrës Regjionale për Mbrojtjen dhe Promovimin e Mjedisit Ajri.
Në këtë takim u diskutuan aktivitetet e kësaj qendre dhe bashkëpunimi me Komunën e Kaçanikut. Nënkryetari Elezi falënderoi përfaqësuesit e kësaj organizate për iniciativën e marrë, ndërsa u premtoi përkrahje të pakursyer nga ana e Komunës në mënyrë që të kemi një mjedis sa më të pastër.
Në këtë takim nga organizata Ajri ishin të pranishëm Valon Raka- Kryetar, Jakup Krivenjeva- Sekretar dhe Remzi Raka- Koordinator i Sektorëve, të cilët falënderuan Komunën e Kaçanikut për përkrahjen dhe shpresuan se do të gjejnë edhe më tutje bashkëpunim për të realizuar aktivitetet e parapara. Në këtë takim me theks të veçantë u diskutua për shënimin e ditës së tokës me 22 Prill.