Të forcohet bashkëpunimi ekonomik Kosovë - Slloveni
Prishtinë, 27 shtator - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu dhe ambasadori i Sllovenisë në Kosovë Miljan Majhen kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve dhe u angazhuan për zgjerimin dhe thellimin e tij.
Me këtë rast kryetari i OEK-ut ka thënë se fakti që institucioni i parë që e viziton ambasadori pas marrjes së detyrës në Kosovë është Oda tregon për orientimin dhe angazhimin e Sllovenisë që diplomacia ekonomike të jetë njëri ndër caqet e angazhimit të tij.
Është e vërtet se në aspektin tregtar i kemi disa raporte të cilat kanë hapësire për tu avancuar, është e vërtet që Sllovenia duhet të jetë një urë lidhëse mes Brukselit dhe Prishtinës por besoj që është koha ku duhet të jemi bashkërisht të orientuar në forma më të avancuara të bashkëpunimit ekonomik, tha Gërxhaliu .
Duke shprehur pajtueshmërinë me ambasadorin se shërbimet ne Kosovë janë vërtetë fenomenale Gërxhaliu tha se është koha që krahas shërbimeve të jemi të orientuar në prodhim dhe përvoja sllovene në forcimin e sektorit prodhues duhet të jetë në funksion të ardhmërisë dhe të vizionit të Kosovës .
Miljan Majhen , Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë tha se përfaqësuesi i UE në Kosovë dhe shefi i zyrës së UE është slloveni, Samuel Zhbogar, ndërsa kolegëve të vet kur ka ardhur ne mision u ka thënë se kushtet që i kam unë në Kosovë nuk i ka asnjë ambasador slloven në vende të tjera .
Marrëdhëniet politike në mes të Kosovës dhe Sllovenisë janë shumë të mira që e konfirmoi edhe presidenti Pahor me vizitën e tij i cili u nda shumë i kënaqur nga kjo vizitë . Unë jam në Kosovë vetëm 27 ditë dhe lirisht mund të them se e kam vërejtur mikpritjen dhe ngrohtësinë që populli i Kosovës ndjen ndaj Sllovenisë, tha ambasadori Majhen.
Duke theksuar se OEK-u është njeri prej caqeve të angazhimit të tij për të zgjeruar dhe zhvilluar bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve ambasadori slloven tha se me kryetarin e Odës dhe afaristet që bashkëpunojnë me kompanitë nga Sllovenia ka biseduar për disa çështje të cilat kërkojnë zgjidhje.
Këtu në rend të parë mendoj për vizat për afaristet për Slloveni dhe si ambasador këtë problem kam premtuar që do ta zgjidhim në mënyrë sa më të mirë dhe më të volitshme. Po ashtu e prekem edhe temën për IPKO-ne e cila për një kohe shumë të gjatë është duke pritur licencën për 3G dhe dhënia e kësaj licence do të ishte një sinjal i mirë për investitorët.
Ambasadori Majhen tha se është biseduar për një bashkëpunim më të mirë më të shpeshte në mes të Odës dhe Ambasadës dhe se do të punojnë në zgjerimin e kontakteve në mes te biznesmenëve të Kosovës dhe Sllovenisë, duke organizuar vizita te ndryshme të lëmive më të ngushta te biznesit .