Të enjten skadon afati i borxhit për Greqinë
Athinë, 6 prill - Të enjten, Greqisë i skadon afati i borxheve, por qeveria shprehet optimiste se do tu bëjë ballë detyrimeve financiare, duke filluar me pensionet e pagat e funksionarëve publikë.
Përballë optimizmit të Athinës zyrtare, sfidat janë të shumta. Greqia duhet të paguajë 250 milion euro në interesa, për tu shlyer në fund të muajit.
Më tej e pret rifinancimi i titujve financiarë brenda datave 13 e 17 prill, për 2.4 miliard euro.