Të burgosurit politikë marrin 700 mijë eurot e para
Prishtinë, 5 qershor - Ka filluar për herë të parën herë në historinë e Kosovës, pagesa për dëmshpërblimin e të burgosurve politikë.Komisioni për njohjen e statustit të ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë, vendosi që cdo muaj të ndajë nga 700 mijë euro për kompensimin e kësaj kategorie.
Në mesin e përfituesve është edhe lideri historik i shqiptarëve, Adem Demaci, i quajtur ndryshe, Mandela i Kosovës.
Demaci është kompensuar për 9 mijë e 990 ditë të kaluara në burg, ditë të cilat legjenda e gjallë shqiptare Demaci, qëndroi në mënyrë stoike, në mbrojtje të kauzës shqiptare të mbetur jashtë kufinjëve të Shqipërisë, për liri dhe bashkim me Shqipërinë.
\" Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 85 milionë euro për kompensimin e të burgosurve politikë. Kemi vendosur që kompensimin të fillojmë nga moshat më të vjetra. Që prej dy ditësh kemi filluar të ekzekutojmë. Cdo muaj do të dëmshpërblehen të burgosur në shumën prej 700 mijë eurove. Kësaj radhe përfituan 21 persona\", tha njëri prej anëtarëve të komisionit.
Rexhep Bunjaku, 85 vjecarë, është njëri prej tyre që ndjehet i lumtur dhe thotë se kjo është e mirseardhur, megjithse burgu nuk mund të dëmshpërblehet me asnjë vlerë.\' Ne nuk kemi pritur fare. Por edhe kjo është e mirseardhur\", thotë Bunjaku, i cili thotë se është gjenerata e parë që ka rënë në burg në moshën 18 vjecare.
Përfituese nga ky kompensim i qeverisë janë 4.700 veta, ndërsa kishin aplikuar mbi 10 mijë veta. Ata do të marrin nga 16.70 euro për një ditë të kaluar në burg, me statusin e të burgosurit politikë.
/RTK/