Të ardhurat fiskale të Kinës pësuan një ngadalësim në 2012
Pekin, 23 janar - Të ardhurat fiskale të Kinës pësuan një ngadalësim të menjëhershëm në vitin 2012 pas ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe uljes së taksave, deklaroi të hënën Ministria e Financave.
Të ardhurat fiskale të vendit u rritën me 12.8 për qind nga viti në vit me 11.7 trilionë juan (1.9 trilionë USD) në 2012-n, ku norma e rritjes ra me 12.2 pikë përqindje nga një vit më parë, tha ministria në një deklaratë.
Ministria ia atribuon këtë ngadalësim të ekonomisë, dobësimit të fitimeve të korporatave, inflacionit të butë dhe lehtësimeve në strukturën e taksave.
Ndërkohë shpenzimet fiskale të Kinës u rritën nga viti në vit me 15.1 për qind në 12.6 trilionë juan në 2012-n, sipas të dhënave të Ministrisë.