24 Dhjetor 2024

Te ardhurat e rusëve ne nivelet me te ulëta gjate dekadës se fundit

Moskë, 21 maj - Sipas Institutit të Bankës Finlandez për Ekonomitë në Zhvillim (BOFIT), të ardhurat reale të familjeve ruse gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë ulur me 5%, krahasuar me tremujorin e katërt të viti 2019, tremujori i fundit para fillimit të pandemisë së Covid-19.

Rënia e vlerës së të ardhura të rusëve kishte filluar shumë vite para pandemisë së Covid-19, më saktësisht që nga viti 2014.

Pandemia në Rusi vetëm se e ka thelluar krizën ekonomike dhe rënien e vlerës së të ardhurave të rusëve. Tani vlera e të ardhurave të rusëve ka rënë duke arritur nivelin e viti 2010.

Grafiku i të ardhurave gjatë dhjetë viteve të fundit në Rusi

Pos rënies së vlerës së të ardhurave në Rusi ka edhe rritje të varfërisë, kështu që rreth 18 milionë rusë që i bije rreth 12% e popullsisë, jetojnë nën nivelin zyrtarë të varfërisë.

Nën nivelin e varfërisë hynë të gjitha ata persona që kanë të hyra mujore nën 140 euro.

Bazuar në të dhënat e viteve të kaluara, niveli i varfërisë në Rusi tanimë ka rënë në nivelin e fillim vitit 2010.

Sektorët ekonomikë që janë goditur më së shumti nga COVID-19 janë hoteleria dhe restorantet, ku si pasoj e kësaj ka pasur zvogëlim te të ardhurave dhe humbje të vendeve të punës.

Edhe bizneset e vogla gjithashtu janë atakuar shumë nga pandemia, ku edhe ne ketë sektorë ka pasur zvogëlim të pagave, humbje të vendeve të punës, si dhe falimentim të bizneseve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)