29 Prill 2024

Të ardhurat e “Coca Cola”-s rriten për 18 për qind

New York, 22 korrik - Prodhuesi më i madh botëror i pijeve joalkoolike, kompania amerikane “Coca-Cola” publikoi se të ardhurat e saj në tremujorin e dytë të këtij viti janë rritur për 18 për qind, ndërsa si arsye kryesore për rritjen përmendet shitja në Amerikën e Jugut dhe në Azi.

Të ardhurat operative janë rritur për 13 për qind në Amerikën e Jugut dhe për 15 për qind në Euroazi dhe në Afrikë.

Të ardhurat neto të kompanisë u rritën në 2,8 miliardë dollarë në tremujorin e dytë, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar arrin 2,37 miliardë dollarë.

Formimi i kapaciteteve të reja në vendet në zhvillim dhe paketimet e tyre të produkteve kanë arritur t’i kompensojnë të ardhurat e zvogëluara të “Koka-Kola” në SHBA, bëhet e ditur në kumtesën e kompanisë.

“Befasia nuk përbëhet prej asaj që shënohet rritje në tregjet ndërkombëtare, por në tempon e rritjes. “Coca-Cola” investon në shpërndarjen e tregjeve në vendet në zhvillim dhe bën të ardhura më të mëdha nga kjo”, komenton Filip Goram, analist në gazetën “Morningstar”, i cituar nga agjencia Bloomberg.

Në përgjithësi, shitja e kompanisë është rritur për 47 për qind deri 12,7 miliardë dollarë. Vëllimi i shitjes në Kinë është rritur madje për 21 për qind.

Kompania tenton t’i rrisë të ardhurat në vend, duke u propozuar konsumatorëve shishe më të vogla, të cilat gjenerojnë të ardhura më të mëdha për një litër pije dhe njëherësh janë më të arritshme për blerësit.

“Konsumatorët na thanë se duam llojllojshmëri më të madhe të produkteve. Ne me kënaqësi e propozojmë këtë strategji në Amerikën e Jugut dhe në disa pjesë të Evroazisë, por jo kudo”, deklaroi drejtori ekzekutiv i “Coca-Cola”, Muhtar Kent.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)