Të afirmohen e zhvillohen prodhimet vendore
Prishtinë, 30 nëntor - Prodhimet vendore, duhet të afirmohen e zhvillohen edhe më shumë, thonë prodhuesit dhe institucionet, në tryezën Si të afirmohen dhe zhvillohen prodhimet vendor, e cila u organizua në kuadër të projektit të AKB-së Javët e Biznesit Kosova.
Suad Berisha, nënkryetar i AKB-së, ka kërkuar nga institucionet që edhe më seriozisht të merren me çështjet e ndieshme e problemet që po hasin prodhuesit vendore, me qëllim që prodhimete vendore të jenë të pranishme edhe në tregjet e huaja.
Besian Mustafa, nga Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në MTI, tha se janë duke bërë të pamundurën për afirmimin e zhvillimin e prodhimeve vendore gjë që sipas tij jo vetëm institucioni që ai drejton, por edhe MTI dhe institucionet tjera prodhuesit vendës i kanë në prioritet.
Burim Piraj, nënkryetar i AKB-së, ka kërkuar përkrhahje më të madhe nga institucionet me qëllim të afirmimit dhe zhvillimit të ekonomisë vendore sidomos prioritet I veçantë ti kushtohet prodhimtarisë.
Ai ka kërkuar nga institucionet relevante që prodhimet e importuara ti kontrollojnë më mirë, sepse shumë prodhukte të huaja po vijnë enkas të tregun e Kosovës, e të cilat në tregjet e veta nuk kanë ciëlsi për ti shitur.
Burim Piraj, tha se prodhimet vendore, janë shumë të sigurta për konsum dhe qytetarët duhet konsumuar më shumë prodhimet vebndore sesa ato të importuarat e të cilat janë të dyshimta.
Nga ana tjetër edhe prodhuesit e tjerë u ankuan nga importi, duke kërkuar nga institucionet për kontrolle më të rrepta.
Prodhuesit kosovar këkrojnë nga qytetarët që ti duan e konsumojnë prodhimet vendore.