Tatimpaguesit të kënaqur me shërbimet e ofruara nga ATK
Prishtinë, 21 qershor - Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, sot ka mbajt konferencë të përbashkët, në të cilin janë prezantuar rezultatet e anketës me tatimpagues për vitin 2017 lidhur perceptimet e tatimpaguesve, përfshirë individët dhe bizneset e madhësive dhe sektorëve të ndryshëm, lidhur me punën dhe shërbimet e ofruara nga ATK.
Qëllimi i këtij studimi është vlerësimi i opinionit të tatimpaguesve mbi mandatin e ATK-së, disponueshmërinë e informatave nga ATK-ja, vështirësitë dhe koha që shpenzohet për procedurat e ATK-së, profesionalizmi dhe trajtimi që ata marrin nga stafi i ATK-së.
Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se ka rritje të kënaqshmërisë së tatimpaguesve, për shërbimet e ATK-së gjatë vitit 2017.
Në të gjitha fushat ka rritje të kënaqshmërisë së tatimpaguesve ndaj ATK-së, tha gjatë fjalimit të tij, drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri, i cili ndër tjera shtoj se kjo është anketa e dytë e këtij lloji dhe ka për qëllim që t’i identifikojë dobësitë e ATK-së, si dhe të identifikojë rastet kur tatimpaguesit konsiderojnë dhe vlerësojnë veprimet e ATK-së, si të pamjaftueshme në ofrimin e shërbimeve për ta.
Bazuar në të gjeturat e kësaj ankete do t’i orientojmë aktivitetet tona, në mënyrë që tatimpaguesit t’i realizojnë të drejtat e tyre që i takojnë me ligj, dhe nuk do të lejojmë që ato të drejta të cenohen në çfarëdo forme, tha Imeri.
Ky studim gjithashtu paraqet një fushë të mbështetjes nga Qeverisë Gjermane, të implementuar nga Projekti i GIZ-së për Reformimin e Sistemit të Financave Publike të ofruar për Administratën Tatimore të Kosovës, e cila synon në ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e performancës në përgjithësi drejt modernizimit të administratës tatimore, duke promovuar efikasitetin në funksionet kyçe institucionale.