Taksapaguesit kosovar të trajtohen dinjitetshëm
Prishtinë, 28 prill - Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini me bashkëpunëtor, kanë vizituar Tregun me shumicë në Zonën Industriale të kryeqendrës, nga të cilët ka marr edhe shqetësimet e tyre lidhur me ngritjen e bazës doganore.
Kjo vizitë u bë me ftesë të tregtarëve dhe transportuesve të mallrave të ndryshme bizneseve të cilat kanë bojkotuar importin nga Turqia, Kina, Dubai, Hungaria dhe Bullgaria, të cilët thonë se nuk janë metrapazë, por janë importues dhe taksapagues të rregullt në buxhetin e Kosovës.
Kjo ka ndodhur pasiqë Doganat e Kosovës, kanë dyfishuar bazën doganore dhe tregtarët ankohen, se taksat vlerësohen më lartë sesa çmimi i blerjes.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se tregtarët janë importues të produkteve të cilat nuk prodhohen në Kosovë dhe duhet të kenë mbështetje.
Ne kemi respekt të madh për të gjitha këto biznese që janë taksapagues të mëdhenjë të shtetit dhe të cilët duhet të kenë trajtim të duhur nga shteti. Qarkullimi dhe pagesat e tatimeve milionëshe janë për tu vlerësuar dhe këta tregtar nuk janë metrapazë, tha Agim Shahini.
Kryetari i AKB-së, premtoi se kërkesat e mbi treqindë tregtarëve me mbi katërmijë biznese në tërë Kosovën dhe me mbi dhjetë mijë të punësuar, do të shkojnë në duart e të gjithë zyrtarëve përgjegjës për të krijuar lehtësira për bizneset, e të cilat do të trajtohen. Këto shqetësime të mëdha do të trajtohen nga institucionet përkatëse.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, gjatë vizitës që i bëri disa bizneseve, ka parë dokumentacionet adekuate të taksave që paguajnë këto biznese e të cilat janë të mëdha.
Arsim Rrahmani, njëri nga tregtarët në Tregun me shumicë, tha se janë taksapagues të rregulltë të shtetit.
Me rritjen e bazës doganore deri në 150 për qind jemi të shqetësuar dhe nëse vazhdohet kështu, atëherë bizneset detyrohen që jo vetëm të largojnë mbi gjysmën e punonjësve dhe mund edhe të mbyllen siç edhe ka ndodhur, tha Rrahmani.
Ai dhe tregtarët tjerë kërkojnë që baza të vlerësohet realisht e jo me paragjykime. Pas këtyre veprimeve doganore shumë importues janë detyruar që të ndërpresin importet përkohësisht.
Edhe dhjetra tregtarë të tjerë kanë reaguar ndaj veprimeve të doganës dhe të cilët kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi në të kundërtën sipas tyre do të vije edhe deri te mbyllja e tregut dhe humbja e tregtarëve nga rajoni.
Sipas tyre këto vperime të doganave do të krijojnë edhe papunësi të madhe dhe raste sociale.
Tregtarët tregojnë se produktet që shesin blihen më lirë sesa qu u ngarohen taksat dhe të cilat kanë ndikur edhe në ngritjen e çmimeve dhe duhet të bëhet një zgjidhje sikur në shtete tjera.