Taksa më e rëndë se ushtria për Serbinë
Ferizaj, 17 dhjetor - Promovimi i prodhimeve vendore ka vazhduar në qendrën tragtare Viva fresh store në Ferizaj, organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare tê Bizneseve, tha se po vazhdojnë pa ndalur me promovimin e prodhimeve vendore, në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?
Ai kërkoi nga qytetarët që të konsumojnë edhe më shumë prodhime vendore.
Tash pas vendosjes së taksës është shënuar rritje ekonomike, e prodhimtarisë, punësimit e zhvillimit. Po ashtu ka rritje te shkëmbimeve tregtare me Shqiprinë.
"Taksa 100 për qind ndaj prodhimeve serbe është shumë më e rëndë për Serbinë sesa Ushtria e Kosovës. Kjo taksë i ka prek në palc jo vetëm bizneset serbe, por edhe tërë shtetin serb", tha Agim Shahini.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tregoi se ekspozimi e promovimi i prodhimeve vendore ka vazhduar në rrjetin e 57 marketeve Viva fresh dhe është me rëndësi të madhe jo vetëm pêr prodhuesit, por edhe për konsumatorët e tregtarët.
Sipas tij Viva është njëra ndër strehët më të mëdha të shitjes së prodhimeve vendore, e cili në marketet e saja ka mbi 20 mijë produktet e mbi 170 prodhuesve kosovar.
Ai i bëri thirrje qytetarëve për konsumim të prodhimeve vendore. Vetëm duke konsumuar prodhime vendi zhvillohemi.
Erton Bega, drejtor i marketingut, tha se kjo kompani i ka dhënë mbështetje të madhe prodhuesve vendës tash e 15 vjet ku edhe jemi zhvilluar bashkarisht. 30 për qind apo e1 /3 e shitjes në marketet tona është e prodhimeve vendore.
"Do të vie koha që edhe në shtëpitë tona të kemi tërsisht vetëm prodhime vendore", tha Bega.
Ai falënderoi edhe AKB-në për nxitjen e promovimin e prodhimeve vendore tash 16 vjet.