15 Nëntor 2024

Taksa ekologjike për mjedisin ngrit cilësinë e mbrojtjes së ambientit

Prishtinë,  22 prill - Sot në Kuvendin e Kosovës nga iniciativa EKOSOVA në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik, NDI , mbështetur nga USAID dhe Forumi për Iniciativë Qytetare, FIQ organizohet tryezë pune në të cilen do të debatohet në temën “Taksa ekologjike për mjedisin”, qëllim ngritjen e cilësisë së mbrojtjes së ambientit.

Kjo ngjarje organizohet në kuadër të aktiviteteve avokuese të iniciativës lidhur me Ligjin për Taksën Rrugore dhe Ekologjike.

Panelistë do të jenë: deputetja Duda Balje, kryetare e Komisionit për Bujqësi.., Abdullah Hoti, ministër i Financave; Ferid Agani, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapëinor; Dajana Berisha, drejtoreshë ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Alexander Chavarria, drejtor rezident i Institutit Kombetë Demokratik (NDI) në Kosovë.

Qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi me akterët kyç  lidhur me Ligjin për Taksën Rrugore dhe Ekologjike Nr. 04/L-117, përkatësisht Nenin 1.2 - Taksa Ekologjike ka për qëllim ngritjen e cilësisë së mbrojtjes së ambientit.

Gjatë tryezës iniciativa EKOSOVA do të prezantojë të gjeturat nga hulumtimi “Taksa ekologjike për mjedisin” përmes të cilave tregohet  niveli i zbatueshmërisë së  këtij ligji dhe  investimet në fushën e mjedisit.

Kjo tryezë është rezultat i punës një vjeçare të 7 aktivisteve përfaqësuese të partive politike, shoqërisë civile dhe biznesit, të cilat janë bërë bashkë për të avokuar për një mjedis më të mirë, si pjesë e Akademisë së Grave për Lidership.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)