16 Janar 2025

Takohet Komisioni i Granteve për vitin 2013

Prishtinë, 19 shkurt - Në Ministrinë e Financave sot u mbajt takimi  i parë i Komisionit të Granteve për vitin 2013, ku anëtarët e rinj të këtij komisioni u informuan për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, të përcaktuara në nenin 33 të Ligjit Nr. 03/L-49 për Financave e Pushtetit Lokal (LFPL).
 

Në këtë takim murrën pjesë Zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu njëherit dhe kryesues i këtij takimi , anëtarët e rinj të Komisionit për vitin 2013, të cilët janë : kryetari i komunës së Istogut Haki Rugova, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, kryetari i komunës së Obiliqit Mehmet Krasniqi, Zyrtarja Kryesore Ekzekutive e Zyrës Administrative e Mitrovicës Veriore Adrijana Hodžič, si dhe kryesuesi i Sekretarisë së Komisionit të Granteve Petrit Popova.

 
Në këtë takim gjithashtu u bë prezantimi i parimeve, kritereve dhe formulave për ndarjen e granteve qeveritare për financimin komunal si dhe përcaktimin e agjendës për zhvillimin e procesit buxhetor 2014 – 2016.

Poashtu, në këtë takim u prezantua plani i veprimit i Sekretarisë së Komisionit të Granteve gjatë vitit 2013.

Zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu, shfrytëzoi rastin që të këshilloj anëtarët e rinj të këtij komisioni që të japin kontributin e tyre në Komisionin e Granteve  në pajtim të plotë me legjislacionin.
 

Po ashtu zëvendësministri Avdiu, theksoi progresin e arritur në zbatimin e legjislacionit për financat e pushtetit lokal gjatë vitit 2012, si dhe njoftoi shkurtimisht në lidhje me zhvillimet dhe proceset e buxhetit komunal për vitin 2014 – 2016. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)