Takimi i bizneseve kontribut normalizimit të raporteve Kosovë Serbi
Prishtinë, 9 maj Takimi i sotëm në mes të përfaqësuesve te bizneseve nga Kosova dhe Serbia i organizuar na Odat Ekonomike te dy vendeve është vlerësuar si kontribut në procesin normalizimit të raporteve në mes të dy vendeve, në të cilin komuniteti i biznesit dhe përfaqësuesit e tyre OEK dhe OES kanë rol të rëndësishëm.
Ky takim i yni është pjesë e aktiviteteve të shumta në mes të dy vendeve i cili ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimin e kushteve sa më të mira për jetën e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë dhe për bashkëpunim në mes të bizneseve të dy vendeve. Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Serbisë plotë dy vjet janë duke dhënë kontributin e vet në proceset e normalizimit të marrëdhënieve dhe konsideroj se janë shembull shumë i mirë se si çështjet për të cilat bisedohet dhe arrihet marrëveshje implementohen, tha duke hapur takimin kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu
Ne takimin e bizneseve nga dy vendet morën pjesë edhe zëvendës kryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq dhe ministri i ekonomisë së Serbisë Zhelko Sertiq.
Kryetari Gërxhaliu theksoi se Qeveritë e të dy vendeve duhet të krijojnë kushte sa më të mira për investitorët e huaj të cilët do të investonin në vendet tona.
Jam i bindur se ndaj mendimin e juaj se duhet të sigurohet barazi në trajtimin e të gjitha bizneseve pavarësisht se nga cili vend vijnë dhe si përfaqësues të biznesit ne duhet të angazhohemi maksimalisht për eliminim e të gjitha barrierave të mundshme në bashkëpunimin në mes të bizneseve jo vetëm në mes të dy vendeve tona por edhe në nivel regjioni tha Gërxhaliu.
Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadezh vlerësoi lartë dialogun në mes të dy Odave dhe kontributin që ato janë duke i dhënë bashkëpunimit ekonomik dhe normalizimit dhe stabilitetit në këtë pjesë të regjionit.
Dhe kjo pjese e Evropës duhet të behët e njohur jo për nga kontestet por për bashkëpunim, vend i biznesit të suksesshëm dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Numri dhe rëndësia e kompanive në këtë takim është konfirmimi më i mirë i orientimit tonë që të organizojmë këtë takim dhe të bëhemi servis i ekonomisë, tha Çadezh.
Ai theksoi se delegacionet e dy Odave takohen çdo muaj dhe se bisedojnë për problemet me të cilat ballafaqohen afaristët e dy vendeve
Porosia e takimit të sotëm është se çdo kontakt, çdo takim dhe cilado punë që del nga ky dhe ngjarjet e ardhshme te ngjashme paraqet plus të madh për ekonomit e dy vendeve dhe regjionit, tha Çadezh.
Duke folur në emër të kompanisë së vet por edhe të bizneseve të pranishme , Gazmend Abrashi nga Kompania Exclusive group tha se pavarësisht tronditjeve në mes të dy vendeve tona si rezultat i politikave të gabuara tregu sot ka trend totalisht të kundërta, bashkëpunuese dhe kooperuese në interes të të dyja palëve.
Sot statistika tregojnë se 16% e totalit të transferove bankare nga Bankat e Kosovës shkojnë në drejtim të Serbisë. Shënimet tona tregojnë se Serbia zë vendin e parë për nga importi i kompanive të Kosovës me rreth 500 milion euro, ndërsa eksporti i kompanive kosovare është 14,5 milion euro, tha Abrashi.
Ai ka vlerësuar se ky disbalans tregon për problemet strukturore te ekonomisë sonë, por edhe barrierat të cilat lidhen me statusin e kontestuar të Kosovës nga disa shtete, përfshirë edhe Serbinë.
Kryetari i MK Group, Miodrag Kostiq, njëra nga kompanitë më të mëdha në Serbi, ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm takimin e sotëm dhe është angazhuar për thellimin e mëtejmë të tij.
Takimin e ka përshëndetur edhe zëvendës ambasadori i Holandës në Kosovë , Karel Brenc.
Në këtë takim OEK dhe OES kanë nënshkruar marrëveshjen mbi këmbimin e zyrtarëve ndërlidhës ne dy odat. Përfaqësues i OEK-ut ne OES është emëruar Nazmi Xani, ndërsa përfaqësues i OES në OEK Gjorgje Lakushiq.