Takimi Eurogrupit përfundon pa zgjidhje për Greqinë
Bruksel, 26 qershor - Takimi i ministrave të Financave të Eurozonës përfundoi pa arritjen e konsensusit mbi çështjen e borxhit grek.
Ky ishte takimi i katërt që u mbajt këtë javë, duke u përpjekur për të arritur një kompromis për zgjidhjen e krizës së borxhit grek.
Megjithatë, Eurogrupit iu desh të konsideronte 2 dokumente: atë të propozuar nga qeveria greke dhe tjetri nga kreditorët e saj ndërkombëtare.
Ministri grek i Financave Yanis Varoufakis tha se versioni i qeverisë greke përfshin kompromise në përputhje me kërkesa institucionale.
Nga ana tjetër, kreu i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem paralajmëroi se negociatat do të jenë të vështira.
Presidenti francez Francois Hollande tha se marrëveshja është ende \"e mundshme\" dhe \"e nevojshme,\" ndërkohë kancelarja gjermane Angela Merkel kritikoi Greqinë për \"hapa mbrapa\" në disa çështje.