16 Nëntor 2024

Takimet B2B i paraprijnë Forumit më të madh ekonomik Kosovë Austri

Prishtinë, 28 tetor - Me takimet B2B sot filloi pjesa e parë e Forumit ekonomik në mes të Kosovës dhe Austrisë të organizuara nga Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Federale Ekonomike e Austrisë dhe Zyrës Tregtare pranë Ambasadës së Austrisë në Kosovë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu me këtë rast theksoi se takimet e sotme në mes të 25 top bizneseve nga Austria dhe mbi 100 biznese nga Kosova konfirmon përcaktimin e Austrisë që, menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, të përkrah Kosovën me faktin se është një numër kaq i madh i bizneseve te suksesshme të Austrisë këtu në Kosovë me të cilët po të bisedohet për bashkëpunim konkret me kompanitë vendore.

“Këtu kemi kompani të suksesshme të profileve dhe veprimtarive të ndryshme dhe në anën tjetër janë më shumë se 100 biznese kosovare. Ky është një hap i rëndësishëm i përmirësimit të imazhit të Kosovës pas gjithë asaj që po ndodh në Kuvendin e Kosovës”, tha kreu i OEK-ut duke theksuar se Austria ka pas dhe ka një rolë të rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejtë lirisë dhe pavarësisë.

Nënkryetari i Odës Federale Ekonomike të Austrisë, Peter Hasslacher tha se kompanitë nga Austria, që janë në delegacionin të cilit i prin presidenti i Austrisë janë të gatshme për bashkëpunim me kompanitë nga Kosova dhe në këtë mënyrë i kontribuohet  bashkëpunimit të ndërsjellë dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës .

Ai theksoi se Kosova dhe Austria kanë marrëdhënie të mira politike dhe se ato duhet të përcillen me rritjen dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike.


Takimet e sotme i paraprin Forumi me të madh ekonomik i dy vendeve ditën e enjte e ne te cilin marrin pjese edhe presidentet e dy vendeve Atifete Jahjaga dhe Heinz Fischer, ministrat e financave dhe tregtisë e industrisë të Kosovës dhe kryetaret e Odave Ekonomike te Kosovës dhe Austrisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)