Tahiri vlerësime pozitive për disa pjesë të raportit të progresit
Prishtinë,11 nëntor - Ministrja e Administratës Publike (MAP), në dorëheqje, Edita Tahiri doli me vlerësime pozitive për disa pjesë të raportit të progresit të cilat trajtojnë çështjen e administratës publike.
Ajo pranoi se mbesin sfida të cilat duhet të jetësohen gjatë periudhës në vazhdim. Mirëpo Tahiri tha se është mjaft e kënaqur me vlerësimin pozitiv që i është bërë reformës në administratën publike në raportin e progresit.
Sipas saj kjo Ministri ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara për këtë vit.
MAP-ja i ka plotësuar të gjitha standardet dhe i ka arritur kriteret ato që kanë të bëjnë me vitin 2010. Edhe raporti i progresit tregon qartë se çështjet për të cilat ne kemi pas planë dhe sfida i kemi realizuar, tha ajo.
Tahiri tha se reformat në administratën publike janë proces i gjatë, por sipas saj Kosova po bënë përpjekje që këto referoma ti kryej sa më shpejtë.
Duke realizuar më shpejtë procesin e reformave ne në fakt jo vetëm që do ta përmirësojmë jetën e qytetarëve por në anën tjetër, dera për Evropë, dera për strukturat Euro-atlantike do të jetë e hapur dhe ne do të mirëpritemi si një shtet i respektuar.
Ndonëse në raportin e progresit thuhet se janë shënuar mjaft përparime në reformimin e administratës publike, ky raport sërish tërheq vërejtjen se ka mjaft për të bërë në përforcimin e legjislacionit që lidhet me reformën e administratës publike.