Tahiri priti përfaqësues të diasporës kosovare në Kanada
Prishtinë, 20 maj - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, në dy takime të ndara, ka pritur përfaqësuesit e diasporës kosovare në Kanada, z Bashkim Breznica Kryetar Rrjetëzimi i Bizneseve për Kanada si dhe drejtuesin e shoqatës ILIRIA në London të Kanadasë z. Naser Berisha.
Në takim me përfaqësuesit e diasporës kanadeze ata e njoftuan znj.Tahiri për veprimtarin e tyre në Kanada organizimin e tyre si dhe mbajtjen e lidhjes me atdheun si dhe shprehen kënaqësinë që morën pjesë në konferencën e organizuar nga Ministria e Diasporës Forumi për themelimin e Unionit të Bizneseve të Diasporës.
Zëvendëskryeministrja Tahiri inkurajoi përfaqësuesit e diasporës që të vazhdojnë të mbajnë së bashku diasporën dhe të vazhdojnë ti kultivojnë traditat dhe identitetin e kombit.
Znj.Tahiri vlerësoi edhe zhvillimin marrëdhënieve të mira të diasporës me autoritetet kanadeze dhe popullit kanadez duke shtuar se diaspora janë ambasador të shtetit të Kosovës.
znj.Tahiri shprehu përkushtimin e Qeverisë se Kosovës që të bashkëpunoj sidomos në fushën ekonomike në mënyrë që investimet dhe lehtësirat që shteti i Kosovës mundëson ti ofroi të janë në shërbim të diasporës.